Europianët dominojnë në çmimet Golden Globe Një romancë e tipit ‘neo-noir’ dhe një vështrim historik emocionues i jetës së një fshati të Siçilisë, ishin midis filmave në gjuhë jo-angleze, që u dominuan të martën për çmimet prestigjioze Golden Globe, duke shpresuar një rritje të njohjes së kësaj kategorie në Shtetet e Bashkuara.
Pesë të nominuarit vinin nga Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Kili, dhe vetëm regjisori spanjoll Pedro Almodovar e italiani Giuseppe Tornatore kishin marrë më parë nominime të tilla për filmat e tyre. Të dy dolën fitues.
Tornatore, i cili kishte fituar më 1990 për filmin "Cinema Paradiso," rikthehet sivjet me "Baaria," një film që ndjek jetën e tre gjeneratave të një familjeje fshatare siçiljane
Filmi i Almodovar "Broken Embraces" (Përqafime të thyera), ku luan Penelope Cruz, përzien një stil neo-noir (triler krimi) me një histori të komplikuar dashurie të rrezikshme. Regjisori ka marrë pesë herë të tjera nominime për filmat e tij dhe ka fituar me "All About My Mother" (Gjithçka rreth nënës sime) dhe "Talk to Her" (Fol me të).
"Megjithëse kam marrë edhe më parë nominime dhe kam fituar Golden Globes, çdo nominim i ri është një vlerësim dhe një surprizë e këndshme për mua",- tha ai në një deklaratë.
Teksa Almodovar është mjaft i njohur dhe "Cinema Paradiso" e provoi veten në audiencat e SHBA, të gjithë filmat e tjerë të dominuar, vijnë nga regjisorë që nuk marrë asnjëherë një Golden Globe dhe do të mundohen të rrisin njohjen e tyre me publikun amerikan.
Çmimet Golden Globes, të dhënë nga Grupi i Shtypit të huaj të Hollywood, janë një nga ceremonitë më të ndjekura të përvitshme, megjithëse programi i vitit 2009 u shikua nga një numër prej 14.6 milionë telespektatorësh, i dyti më i ulëti që prej 1995.
Por, megjithatë, producentët e shohin atë si një platformë nga ku të promovojnë filmat e tyre, si për kinematë dhe në DVD.
I nominuari i tretë, gjermani "The White Ribbon" (Kordelja e bardhë) nga regjisori Michael Haneke, tregon për jetën e një fshati në prag të Luftës së Parë Botërore, ku një radhë incidentesh të çuditshme prishin rregullin e jetës. Filmi, i cili mori dhe çmimin e lakmuar Palme d'Or në festivalin e filmit në Kanë, jep shenjat e para të fashizmit që më pas do të zotërojë Gjermaninë.
Francezi Jacques Audiard kandidon për çmim me filmin "Një Profet" ("Un Prophete") në dramën ku një i burgosur me origjinë arabe arrin të ngrihet në shtresat e krimit të organizuar në Korsika. Filmi ka fituar çmimin e dytë Grand Prix në Kanë këtë vit.
"Nominimi është para së gjithash shumë emocionues për mua",- tha Audiard në një deklaratë. "Kjo provon se një film mund të udhëtojë, ne nuk krijojmë një film vetëm për vendin tonë”,- tha ai.
Gjithashtu, i dominuar ishte regjisori kilian 30 vjeçar Sebastian Silva me filmin "The Maid" (Shërbëtorja), ku një pastruese punonte në një familje për mëse dy dekada. Teksa ajo ndien peshën e detyrave të shumta, familja punëson shërbëtorë të tjerë për ta lehtësuar atë, por ajo nuk pranon gjestin e mirë dhe me zell përpiqet të përzërë çdo shërbëtore të re që hyn në shtëpi.
Çmimet Golden Globe Awards do të jepen nga grupi Hollywood Foreign Press Association më 17 janar. Fituesi i vitit të kaluar i Golden Globe për filmin më të mirë të huaj ishte izraeliti "Vals me Bashirin."