Amanda Knox dënohet me 26 vjet burg Familja e Meredith Kercher, studentes së vrarë britanike, tha se asgjë nuk do të mundë të mbushë vrimën në jetët e tyre, pasi studentja amerikane Amanda Knox dhe ish- i dashuri i saj italian u burgosën për vrasjen e saj.
Në konferencën e tejmbushur të shtypit pas dhënies së verdiktit në mesnatë, vëllai i madh i Meredith, John, tha se familja nuk dëshironte që kujtimi i saj të njollosej nga vrasja e dy viteve më parë në qytetin e Italisë qendrore Perugia, ku 21-vjeçarja kishte ardhur për të studiuar në degën e marrdhënieve europiane.
"Meredith ende lë një zbrazëtirë të madhe në jetët tona dhe na mungon çdo ditë kur ne mblidhemi si një familje",- tha vëllai i mbajtur John, në krah të vëllait tjetër Lyle, motrës Stephanie dhe prindërve të tyre.
"Çdokush në këtë dhomë e lidh Meredith-in me vrasjen, por ne preferojmë të mos ta shikojmë në këtë mënyrë. Ne preferojmë të përqendrohemi në 21 vitet e mrekullueshme që kaluam me të."
Duke ruajtur një qetësi dinjitoze mes mediave ndërkombëtare në dhomën e konferencës, Lyle tha se familja ishte e kënaqur me vendimin e gjykatës që dënoi ish- shoqen e saj Knox me 26 vjet burg dhe Raffaele Sollecito me 25.
"Ky nuk është një moment triumfi. Në fund të fundit, ne kemi ardhur këtu sepse motra jonë u vra në mënyrë brutale",- tha ai. "Kjo jo vetëm që ka prekur ne dhe jetët tona, por dhe dy të rinj të tjerë që u burgosën për shumë vjet”.
Lyle tha se rreth 4.4 milionë eurot që i ishin dhënë si shpërblim familjes nga gjykata, tregonin për “rastin e rëndë me të cilin kishin të bënin dhe se ishin krejtësisht simbolikë." Familja Knox nga Seattle, kanë thënë se kishin shpenzuar të gjitha paratë e tyre për mbrojtjen e Amandas.
"Kjo nuk ka qenë asnjëherë për ne një rast për të kërkuar para. Paratë nuk do të sjellin asnjëherë asgje e nuk do të ndyshojnë asgjë",- tha Lyle teksa babai i tij John, që mbeti i heshtur gjatë gjithë konferencës, shite pa mendje në distancë.
Pas një procesi të gjatë gjyqësor ku metodat e prokurorëve janë vënë nën dyshim nga mbrojtja e Knox dhe media e SHBA, familja Kercher nuk dëshironte të komentonte mbi pyetjen nëse Knox dhe Sollecito e meritonin dënimin e tyre.
"Ne nuk jemi as gjykatësi e as juria",- tha Lyle. "Ne nuk jemi as ata që po bëjnë hetimin, por ne mbështesim të gjithë informacionin që na është dhënë."
Motra e Meredith, Stephanie, tha se familja, nga qyteza Coulsdon në juglindje të Anglisë, është e përgatitur për procesin e apelimit nga Knox dhe Sollecito, por ajo shpresonte se verdikti i të shtunës do t’i lejonte ata të rifillonin përsëri jetët e tyre.
"Ndjehemi sikur ka ndaluar gjithçka",- tha ajo. "Asnjëherë gjarat nuk do të jenë të njëjta pa Meredith, por ne jemi me fat që kemi kujtimet tona, kështu që ajo është pjesë e jetëve tona, siç do të mbetet përherë”.