Fotografia eshte teknika e regjistrimit dhe gjenerimit te imazheve permanente duke kapur dhe rezervuar stimujt fizike ne nje shtrese materiali fotosensitiv. Kjo perfshin regjistrimin e drites te reflektuar nga nje objekt ne nje material te ndjeshem nepermjet nje ekspozimi me nje kohe te caktuar. Ky proces mund te kryhet mekanikisht, kimikisht ose ne menyre digjitale nepermjet objektit te njohur si aparati fotografik
Emri fotografi vjen nga greqishtja prej fjales φως phos ("drite"), dhe γραφις graphis ("penel") ose γραφη graphe, qe se bashku krijojne kuptimin "vizatim me drite".
Aparati Fotografik
Aparati fotografik eshte mjeti qe formon nje imazh duke e transferuar ate ne nje film fotografik ose ne nje karte memorieje, por ka edhe metoda te tjera me pak te njohura. Per shembull fotokopja eshte nje makineri qe formon imazhe permanente por perdor transferimin e ngarkesave elektrike ne vend te filmit fotografik prandaj dhe quhet elektrofotografi. Rrezegrafite e publikuara nga Man Ray ne 1922 jane imazhe te formuara nga hija e objekteve mbi letren fotografike pa perdorimin e aparatit.
Fotografet kontrollojne aparatin per te ekspozuar material me aftesine per te regjistruar driten (zakonisht filmi) ne drite. Pas proceseve te larjes e stampimit, prodhohet nje imazh permbajtja e te cilit zakonisht eshte e sakte, e ndritshme dhe e kompozuar bukur.
Keto kontrolle perfshijne
* Fokusimin
* Hapjen e diafragmes
* Kohen e ekspozimit
* Gjatesine fokusuese te lentes (telefoto, makro, kend-gjere, ose zoom)
* Ndjeshmerine e filmit
Keto kontrolle jane shpesh te lidhura me njeri tjetrin, per shembull sasia e drites qe hyn ne aparat llogaritet duke shumezuar hapjen e diafragmes me kohen e ekspozimit, dhe duke ndryshuar gjatesine fokusuese ekziston mundesia per te pasur kontroll akoma me te gjere ne thellesine e pamjes.
Perdorimet e fotografise
Fotografia mund te klasifikohet nen teknologjine e imazheve dhe ka fituar interes te madh nga shkencetaret dhe artistet qe nga krijimi i saj. Shkencetaret e kane perdorur konceptin e fotografise per te krijuar regjistrime shume te sakta si per shembull Eadweard Muybridge ne studimin e tij per levizjen e kafsheve dhe njerezve (1887). Artistet kane qene po aq te interesuar tek fotografia por kane provuar te eksplorojne edhe aspekte te tjera te prezantimit te realitetit si per shembull levizja piktorealiste. Ushtria, policia dhe forcat e sigurimit e perdorin fotografine per mbikeqyrje, ruajtje dhe koleksionim te dhenash.
Historia e fotografise
Shpikja
[redaktoni] Fotografia kimike
Projektimi i imazheve ne siperfaqe te ndryshme eshte bere per shume shekuj. Dhoma e erret dhe Dhoma e shndritshme perdoreshin nga artistet per te krijuar konturet e skenave te ndryshme qe ne shekullin e 16-te. Keto lloj aparatesh nuk e fiksonin imazhin ne kohe, ato vetem projektonin ate qe ndodhte ne edo moment te caktuar.
Fotografia e pare konsiderohet te jete nje imazh i prodhuar ne 1825 nga shpikesi francez Nicephore Niepce ne nje pllake te shndritshme te mbuluar me nje derivat te karburantit te quajtur bitum i Judes. Ky imazh eshte prodhuar me nje aparat dhe jane nevojitur 8 ore ekspozim nen drite te forte dielli per realizimin e tij. Sidoqofte ky proces nuk ishte shume i efektshem dhe per kete arsye Niepce filloi eksperimentimin me perberje te argjendit i bazuar ne nje zbulim te Johann Heinrich Schultz te vitit 1724 qe thoshte se perberja e argjendit dhe shkumesit erresohet kur ekspozohet ne drite.
Fotoja e pare e bere nga Nicephore Niepce
Histori Sociale
Fama
Daguerrotipi fitoi popullaritet dhe fame shume shpejt per arsye se i pergjigjej nevojave bazike si portreti qe linden ne klasat e mesme gjate revolucionit industrial. Kjo kerkese, volumi dhe kosto e te ciles nuk mund te perballohej nga pikturat e vajit ishte shtysa e pare qe iu dha zhvillimit te fotografise. Ama daguerrotipet edhe pse te bukura ishin te thyeshme dhe te veshtira per tu kopjuar. Nje fotografi e vetme e marre ne nje studjo portretesh kushtonte rreth 1000$ te sotshem. Fotografet inkurajonin kimistet qe te permiresonin procesin ne menyre qe te benin disa kopje njeheresh, kerkese qe eventualisht i eoi ata tek procesi i Talbot-it. Proceset fotografike qe perdoren ndryshojne shume pak nga proceset qe u krijuan nga permirsimet e 20 viteve te para te fotografise. Ne 1884 George Eastman zhvilloi nje xhel te thate ne leter ose filmin, i cili zevendesoi pllaken fotografike, gje e cila nuk e detyronte me fotografin te mbante kuti me pllaka dhe elemente te rrezikshem kimike rreth e rrotull vetes. Ne korrik te 1888 Easman nxori ne treg aparatin kodak me sloganin "Ju shtypni butonin, ne bejme te tjerat". Tani edokush mund te bente nje fotografi dhe t'ja linte proceset e tjera te rrezikshme te treteve. Fotografia u be e aksesueshme ne mase ne 1901 me hyrjen ne treg te nje aparati per femije, Kodak Broenie dhe nje aparati per femra i cili vinte i shoqeruar me nje buzekuq. Shume pak ka ndryshuar nga fotografia kimike qe atehere edhe pse filmi me ngjyra eshte bere standard bashke me fokusimin dhe ekspozimin automatik. Regjistrimi digjital i imazheve po fiton popullaritet per arsyen se aparatet digjitale lejojne shikimin e fotografive ne ekrane LCD. Per te pasionuarit e fotografise bardh e zi, shume pak ka ndryshuar qe nga prezantimi i filmit 35mm nga Leica ne 1925.