(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Mz-Group
(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Mz-Group
(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si Të Zgjedhësh Parfumin Tënd Ideal

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kutle[SH]1
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Kutle[SH]1



Si Të Zgjedhësh Parfumin Tënd Ideal Empty
MesazhTitulli: Si Të Zgjedhësh Parfumin Tënd Ideal   Si Të Zgjedhësh Parfumin Tënd Ideal Icon_minitime2009-12-24, 2:41 pm

Në ditët e sotme me një shumëllojshmëri parfumesh në treg, mund të jetë pak e vështirë të gjeni atë që ju përshtatet më mirë me shijen tuaj, karakterin, rastin ose me faktorë të tjerë. Më poshtë do të gjeni disa këshilla për përzgjedhjen e parfumit tuaj.

1. Përcaktoni buxhetin tuaj
Parfumet variojnë në cmime të ndryshme, nga kolonjat e lira e deri tek firma të ndryshme të shtrenjta. Pra nëse përcaktoni buxhetin tuaj më parë se sa do të shpenzoni do t’ju kursente kohë dhe do t’ju ndihmonte në zgjedhjen tuaj.

2. Vendosni cila është aroma që kërkoni
Vendosni cila është aroma që kërkoni duke u bazuar në rastin për cfarë ju dëshironi ta përdorni. Pra, për një rast të vecantë? Dëshironi një për të kënaqur një të dashurin tuaj? Apo një parfum për t’u përdorur në ditë të zakonshme. Nëse keni në plan të kënaqni dikë, siguruhuni që të kërkoni aromën që ajo/ai pëlqen. Nëse dëshironi një parfum për ditë të zakonshme si kur shkoni në punë ose në shkollë, do ishte më e përshtatshme të merrnit një aromë të lehtë e të freskët. Por nëse ju duhet një I atillë për një party ose në një rast të vecantë, zgjidhni një parfum të fortë por pa bërë të ftuarit të largohen.

Gjithashtu duhen konsideruar dhe faktorë tjerë të rëndësishëm si moti ose stina. Pra nëse jetoni në një vënd të lagësht një parfum lulesh me bazë myshku ose nga ndonjë lloj druri do të plotësonte një mot me zagushi. Nëse jeni të rrethuar nga njerëz gjatë tërë kohës, mos zgjidhni një parfum të fortë pasi jo të gjithë I pëlqejne parfumet. Qitro,arome deti dhe aromat e luleve janë kombinimi më perfekt për një njeri në lëvizje gjatë tërë ditës. Nësë do të dilni në një takim dhe dëshironi t’a bëni ambjentin dhe më romantik me anë të parfumit tuaj zgjidhni një aromë pak të fortë. Zakonisht aromat orientale tregojnë konfidencë dhe sofistikim.

3. Kontrolloni me kujdes përpara se të blini.

Përpara së të shkoni në dyqan kini parasysh që hunda juaj nuk mund të “durojë” shumë aroma kështu që të provuarit I rreth 20 parfumeve do të ishte një punë e kotë. Përpara se të filloni të spruconi një parfum te kyci I dorës tuaj, sprucojeni në fillim në një letër dhe vendosni nëse ju pëlqen. Nëse jo kaloni tek një tjetër. Kur të mendoni se keni gjetur aromën e duhur ose qe ju përshtatet më së miri aplikoni një sasi të vogël tek kyci dorës tuaj. Ndonjeherë nje shitëse mund t’u ofrojë klientëve të aplikojë pak tek lëkura e saj në mënyrë që t’a nuhasni. Njerëz të ndryshëm reagojnë ndaj një parfumi ndryshe nga njëri tjetri. Sigurohuni që parfumi është I duhuri për ju duke e vendosur atë në lëkurën tuaj. Prisni disa minuta sepse aromat ndryshojnë pas disa minutash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si Të Zgjedhësh Parfumin Tënd Ideal
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯) :: •°¤*(¯`°(MZ)•––––•(-• Arti dhe Kultura •-)•––––(MZ)°´¯)*¤° :: Moda dhe estetika-
Kërce tek: