(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Mz-Group
(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Mz-Group
(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përgjithmonë buzë të bukura

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kutle[SH]1
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
Kutle[SH]1



Përgjithmonë buzë të bukura Empty
MesazhTitulli: Përgjithmonë buzë të bukura   Përgjithmonë buzë të bukura Icon_minitime2009-12-24, 3:30 pm

Nëse dëshironi të rrisni vëllimin e tërheqjes tuaj seksuale, kushtojini më shumë rëndësi buzëvë tuaja. Cdo grua ka përdorur të paktën njëherë buzëkuq. Cdo femër harxhon rreth 453 gram buzëkuq gjatë jetës së saj. Fatmirësisht buzëkuqi nuk është I dëmshëm për shëndetin e njerëzve. Dhe cdo grua mund të eksperimentojë me buzëkuqin, në mënyrë që ti bëjë buzët e saja të ngjajnë më bukur. Këtu do të gjeni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë, si përshembull si të bëni buzëkuqin të zgjasë më shumë, si të zgjidhni ngjyrën e duhur për buzkuqin tuaj, si të aplikoni lapsin e buzës, dhe ide të tjera rreth tualetit të buzës.

Përgjithmonë buzë të bukura Wol_errorThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 650x443 and weights 210KB.
Përgjithmonë buzë të bukura Buze

Si ti bëni buzët të duken më të plota
Në treg egzsitojnë lloje të ndryshme buzkuqësh: shkëlqyes, mat, kremoz dhe të ngrirë. Zgjidhni një që ju shkon më shumë në varësi të tipit të lëkurës së buzëve tuaja. Për ato që kanë buzë të holla është mirë të zgjidhni ngjyra të ndritshme buzkuqi. Ngjyrat më të errëta u shkojnë më shumë bukurosheve me buzë të trasha. Shkëlqyesi I bën buzët tuaja të duken më të mbushura, më me vëllim dhe shkëlqim. Kto lloj buzësh shkëlqejnë, dhe tërheqin vëmëndje. Buzët me shkëlqyes u shkojnë më shumë moshave të reja. Pra, shumë shkëlqyes nuk I këshillohet moshave më të mëdha.

Këshilla për buzkuqin që të zgjasë më tepër
Sekreti që të mund të bëni buzkuqin të zgjasë më tepër është që para të gjithave të aplikoni një shtresë bazë, pluhur ose pak pudër dhe pastaj ngjyrën. Pas këtyrë manipulimeve buzkuqi juaj nuk do të ndryshojnë ngjyrën ose t’ju errësojë buzët. Gjithashtu është e nevojshme të aplikoni dy shtresa buzkuq për ngjyrë që zgjat. Buzkuqët mat normalisht zgjasin më tëpër se shkëlqyesit.

Aplikimi I lapsit
Pasi përgatisni buzët, merrni një laps buzësh dhe përcaktoni formën e buzëve. Nëse doni të parandaloni rrjedhjen e buzkuqit është shumë I mirë dhe konturimi. Ngjyra e lapsit të buzës duhet të jetë I ngjashëm me buzkuqin; varianti më I mirë do të ishtë e njëjta ngjyrë ose pak fare më I errët.
Tani janë disa këshilla si të aplikoni lapsin e buzëve. Filloni me qëndrën e buzëve, vizatoni një “V” në harkun e buzëve tuaja, pas ksaj vizatoni vijën tek cepat e jashtëm. Më pas vijëzoni buzën e poshtme. Nëse dëshironi ti bëni buzët tuaja të duken më të trasha, vizojeni pjesën e jashtme gati brënda vijës natyrale së buzës tuaj. Pasi bëhet forma, mbusheni me buzëkuq. Pasi të mbushni pjesët e brëndshme, aplikoni buzëkuqin në cepa, e cila bëhet më thjeshtë më gojë të hapur

Përgjithmonë buzë të bukura Buze%20(1)

Disa këshilla të tjera për përkujdesje ndaj buzëve dhe tualet të bukur buzësh

* Pëdorni balsam buzësh përpara se të shkoni në shtrat. Buzët tuaja janë të ndjeshme dhe kanë nevojë për përkujdesje dhe shplodhje. Buzët shumë të thata ose të ngrëna mund ti ndihmoni duke aplikuar vaj luledielli mbi to.
* Mund t’a aplikoni buzëkuqin me furcë
* Përzjeni balsam me buzëkuq, nëse ju duken buzët të thata. Shumë balsam mund t’a bëjë ngjyrën finale më të ndritshme në mes dhe pjesën tjetër të ngjyrës të përqëndruar vetem në periferi të buzëve.
* Shmangni lëpirjen e buzëve
* Shkëlqyesi mund të aplikohet vetëm ose mbi buzëkuq mat që ti bëj buzët tuaja më të shkëlqyeshme.

Mund të eksperimentoni gjithmonë dhe të krijoni pamje të bukura me ngjyra të ndryshme buzëkuqësh dhe lapsash buzësh, dhe duke përzjerë buzëkuq dhe shkëlqyes. Teksa eksperimentoni mos harroni të kujdeseni rregullisht për buzët tuaja, sepse nëse buzët tuaja janë të shëndetshme ,ato ngjajnë më tërheqëse dhe mund të jenë vërtetë “ndezëse”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përgjithmonë buzë të bukura
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Make - up i duhur për BUZË PEFEKTE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯) :: •°¤*(¯`°(MZ)•––––•(-• Arti dhe Kultura •-)•––––(MZ)°´¯)*¤° :: Moda dhe estetika-
Kërce tek: