Të vishesh me të bardha
Ndihesh e pasigurt per fustanin tend te nuserisee Nuk di e’ngjyre apo model te zgjedheshe Para se te marresh nje vendim, lexo keshillat tona dhe bej hapin e pare: hyr ne atelie
“Me ne fund do te martohem”... dhe menjehere me pas te perfshin paniku. Jo vetem sepse organizmi kerkon nje pergatitje te jashtezakonshme, por edhe sepse hapi i pare eshte pikerisht zgjedhja e fustanit. Dhe fillojne te te vershojne ne koke njemije e nje dyshime dhe pasiguri: te bardhe apo me ngjyree Si sirene apo si balone Te gjate apo te shkurtere Dhe lista mund te shkoje deri ne infinit.
Pikepyetjet jane te shumta, por zgjidhjet, per fat, te pafundme. Perzgjedhja e fustanit nuk eshte e thjeshte, sepse sjell me vete nje vlere simbolike dhe permban shume pritshmeri jo vetem nga ana e nuses por edhe e mamase, e vjehrres, e mikeve... me pak fjale ne fustanin e nuserise ekzistojne nje bote emocionesh, ndjenjash, fantazish, kuriozitetesh dhe realiteti, sepse fustani i bardhe duhet zgjedhur me dashuri, duhet provuar me kujdes dhe eshte e kote qe te te kujtojme qe ate dite do te jesh nen bresherine e shikimeve te te gjitheve.
Nga t’ia fillosh
Para se gjithash duhet gjetur nje e mesme e arte mes asaj qe ti imagjinon dhe asaj qe ateliete dhe sallonet e nuserise te ofrojne. Sa per te filluar, mund t’u hedhesh nje sy fotove tona dhe te krijosh nje ide mbi tendencat e reja. Pastaj seleksiono dy ose tre butike dhe atelie, qe i pergjigjen me mire kerkesave te tua, duke kerkuar per fustanin qe nxjerr ne pah personalitetin tend, qe thekson karakteristikat fizike, ne nderthurje me stinen, orarin e ceremonise dhe llojin e kishes.
Zakonisht nevojiten nga dy deri ne kater prova, perfshire dhe ate finalen, per te zgjedhur fustanin e duhur dhe per te kombinuar te gjithe aksesoret. Mos harro qe te shkrepesh nje foto ne menyre qe t’ia tregosh parukierit ne menyre qe floket dhe grimi te jene ne harmoni me fustanin.
Materialet dhe modelet
Do te arrish ne atelie e pergatiture Lexo nje guide mbi materialet dhe modelet: zbulo nje bote te re dhe te panjohur, ne te cilen do te mesosh te orientohesh me thjeshtesi dhe kompetence.
Sigurisht qe fustani i nuserise duket te jete i bardhee Po cila prej te bardhavee Mes toneve me te ftohta si e akullt dhe mermer, dhe me te nxehtave si kremi dhe fildishi, ekziston nje game e pafundme nuancash, qe duhen zgjedhur ne varesi te materialit dhe modelit, por edhe ne varesi te ngjyres se lekures dhe te flokeve. Por pa harruar edhe nuancat romantike pastel: roze puder dhe e kalter re, te ndjekura nga e gjelbra sherebele dhe kajsia e embel, e verdha kashte dhe lajthi e deri ne tonet delikate dhe te pjekura qe kane pasur aq shume sukses keto vitet e fundit. Por nese do vertet te rrezikosh, provo grine perle, bronzin dhe floririn, tonalitet te renda qe ngerthejne edhe nje theks solemn dhe aristokrat. Sa per nuset guximtare, ekziston edhe rafti i fustaneve roze karamele, viole lulevile, dhe pse jo mund te guxosh qe nga e kuqja rubin e deri tek ajo bordeaux, te konsideruara tashme si “fashion addict” e ngjyrave te nuserise.
Modelie Perfekt si nje lekure e dyte
Nuk ka shume veshtiresi ne zgjedhje, veese jo gjithmone modeli i enderruar jep rezultatin e deshiruar prej aq kohesh. Per kete duhet te jesh e ndergjegjshme per defektet. Te shumosh me te voglat dhe te fshehesh te medhate.
Prerjet me te zakonshme
Princeshe: i rreshqitur mbi supe, klasik dhe esencial, por qe e jep efektin me shume ne dantelle ose ne material te qendisur.
Perandorak: busti vjen i prere nen gjoks, ku zakonisht aplikohet nje shirit me fjongo. Fundi zbret rigorozisht deri ne fund te kembeve, duke u hapur ne nje bisht pak a shume te gjate.
Redingote: i jep gjatesi siluetes fale prerjeve vertikale, shpesh te vena ne pah nga loja e nervaturave qe fillojne nga shpatullat duke modeluar belin.
Sirene: perkedhel si nje lekure e dyte bustin, ijet dhe kembet, duke u hapur vetem ne fund ne nje bisht te vogel.
Zhupon: model i thjeshte dhe linear me dy shirita te holle dhe nje hapje te bukur ne shpine. Fustani ideal per mbremjet verore.
Balon: nen bustin e shtrenguar, fundi ben nje hapje madheshtore mbi ije. Modeli perfekt si per nuset e dobeta ashtu edhe per ato me disa kile me shume, sepse maskon format ne menyre perfekte.
Tub: klasik dhe elegant, zbret duke ndjekur linjat e trupit pa i shtrenguar, vetem duke i perkedhelur. Mund te jete i gjatesive te ndryshme: deri tek gjuri, deri tek pulpat, deri ne fund te kembeve. Me se i pershtatshem per nje martese civile.
Longuette: i gjate pak mbi kavilje, i bute dhe elegant: perfekt per nje martese civile. Tajer- pantallon: ne nje ngjyre neutrale, eshte veshja ideale per ceremonine ne bashki. Nese festa eshte mbremesore, tajeri mund te zevendesohet me nje xhakete smokingu sateni, qe mund te vishte siper nje bluze me temina.
Materiali, shpirti i fustanit
eshte ngushtesisht i lidhur me fustanin e nuses edhe per arsyen e thjeshte sepse modeli perfundimtar varet pikerisht nga lloji i materialit te zgjedhur. Linjat fluide, esenciale, realizohen ne shifon, ne mendafsh dhe ne aleatin me te mire, satin. Fustanet me prerje te ngritura, ne forme skulpture apo modelet neoklasike dalin perfekte ne mikado dhe tafta. Tyli dhe organza i dhurojne veshjes nje imazh te lehte dhe nje efekt “re”, qe ne fakt nuk duhet te jete i ekzagjeruar. Tendencat e fundit kane propozuar materiale fine si tyli dhe organza per vere dhe mendafshi dhe trikot e kashmirit per dimer.