Gjatë ditëve të Vitit të Ri, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO mund të komunikojnë vetëm për 1 cent, me të gjithë të afërmit dhe miqtë e tyre, në çdo rrjet mobil në Kosovë. Ndërsa, IPKO ka bërë edhe lirime të tjera për festat e fundvitit.
Për vite me radhë qytetarët e Kosovës përfitojnë nga kompania telekomunikuese IPKO, e cila posaçërisht gjatë festave ofron lirime të shumta për produktet dhe shërbimet e ofruara, bashkë me shpërblimet dhe befasitë e shumta të cilat i përgatit për konsumatorët e saj.
Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO të cilët do të qëndrojnë në shtëpi gjatë festave të fundvitit, do të përfitojnë nga komunikimi i lirë mobil të cilin e ofron telefonia mobile IPKO, pasi që çmimi për një SMS do të jetë vetëm 1 cent, drejt të gjithë operatorëve të telefonisë mobile në Kosovë.
Ndërsa, të gjithë të tjerët të cilët vendosin që Vitin e Ri ta presin në ndonjërin nga 27 shtetet e Evropës, dhe e marrin numrin e tyre mobil IPKO me vete, do të komunikojnë me tarifa unike për çdo thirrje dhe SMS, me çmime jashtëzakonisht më të lira krahasuar me ofertat tjera që ju ofrohen në vend.
Gjithashtu, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO të cilët e kanë të aktivizuar produktin e fundit, “Thirrëm n’049”, do të shpërblehen me bonus minuta brenda rrjetit IPKO, sa herë që ata pranojnë thirrje nga çdo vend jashtë Kosovës.
Për më shumë, kompania IPKO i ka liruar edhe çmimet e pakove kryesore të televizionit kabllor digjital, përkatësisht çmimet e pakove Premium dhe asaj SuperSport, deri në 95 euro më lirë.
Me ofertën speciale të përgatitur posaçërisht për festa, të gjithë konsumatorët e rinj të cilët blejnë shërbimin e televizionit digjital deri më 31 dhjetor 2009, do t’i fitojnë edhe 15 ditë tjera të abonimit falas nga operatori.
Përveç lirimeve të mëdha të çmimeve në telefoni mobile, televizion kabllor digjital dhe shërbime të tjera, IPKO i ka shpërblyer shumë nga afro 150.000 qytetarë të Kosovës të cilët kanë marrë pjesë në festimin e dhjetë-vjetorit të kompanisë IPKO, një festë prej dymbëdhjetë orësh e cila është mbajtur më 12 dhjetor, në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.
IPKO në vazhdimësi kujdeset, që të gjithë konsumatorët e saj të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani
Operatori i telefonisë mobile Vala ka njoftuar se për festat e fundvitit, të gjithë konsumatorët e saj do të mund të dërgojnë SMS për vetëm 1 cent brenda rrjetit. Oferta do të vlejë që nga dita e sotme, e deri më 4 janar 2010.
Gjithashtu gjatë ditëve festive, PTK do të aplikojë tarifën Off-peak që është 50 për qind më lirë se tarifa normale ditore dhe kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët e Valas do të përfitojnë nga komunikimi prej vetëm 4 cent për minutë.
“Kjo ofertë e re e operatorit VALA, si dhe produktet dhe shërbimet e tjera që do të pasojnë gjatë vitit që vjen, janë edhe një dëshmi më shumë, e qëllimeve dhe sukseseve të mëdha të PTK-së. Kjo ofertë speciale, e lansuar për festat e fundvitit, tregon se përqendrimi im i vetëm ka qenë dhe vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre, për një komunikim të lirë dhe sa më cilësor”, citohet të ketë thënë Shyqyri Haxha, kryeshef Ekzekutiv i PTK-së.