(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Mz-Group
(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Mz-Group
(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯)


 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 10 gjërat më të mira për 2009?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ReeffleX.x
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
ReeffleX.x



10 gjërat më të mira për 2009? Empty
MesazhTitulli: 10 gjërat më të mira për 2009?   10 gjërat më të mira për 2009? Icon_minitime2009-12-18, 11:28 pm

10 gjërat më të mira për 2009?

10 gjërat më të mira për 2009? 10-Best-Things-hdr
Ky është një sezon për të qenë të hareshëm dhe për të krijuar lista, që me afrimin e fundit të dekadës do të renditen që nga dhjetë fjalët më të përdorura të dekadës, VIP-at më të pëlqyer, apo dhurata më idiote për një person që ka gjithçka.

Teksa 2009-ta i jep fund dekadës së parë të shekullit të 21-të, organizatat po krijojnë lista të llojeve nga më të ndryshmet për sendet apo eksperiencat më të fundit të dekadës, duke i quajtur ‘të domosdoshme’ apo të ‘panevojshme’ me revistat dhe faqet e internetit të uritura për lexime të shpejta.

"Listat janë të shpejta dhe të lehta për t’u kapërdirë në krahasim me artikujt e zgjeruar dhe shpeshherë njerëzit kërkojnë vetëm informacione të shpejta”,- thotë Nicole Feenstra, gazetare udhëtimesh e faqes kanadeze të internetit Canoe.ca.

Kompania e statistikave të medias Global Language Monitor ka kurorëzuar "ngrohjen globale" si fjalën më të madhe të dekadës, e ndjekur nga 11 Shtatori i sulmeve në Shtetet e Bashkuara dhe nga presidenti i fundit i SHBA-së, Barack Obama.

Ngritja gjigante e Kinës është vlerësuar si lajmi më i lexuar nga kompania, por zgjedhja e fjalës "twitter" (cicërima) si më e madhja e 2009 ishte duke u debatuar, siç ishte dhe fjala e re e fjalorëve New Oxford American Dictionary, që krijuan "unfriend," duke iu referuar përdoruesve të rrjetit social të internetit Facebook kur nuk duan të jenë miq më me një nga kontaktet e tyre.

Kompania e referencave gjuhësore Merriam-Webster Inc. tha se fjala e vitit do të ishte "admonish" (kritikë kundër një sjelljeje) pasi kishte qenë në krye të listës së fjalëve më të kërkuara në fjalorë kur Shtëpia e Bardhë tha se do të kritikonte (admonish) republikanin Joe Wilson për sjelljen e tij gjatë një fjalimi nga Obama.

Listat e albumeve dhe këngëve më të mira prodhohen nga organizata të shumta, por vetë reperi Jay-Z e ka zgjidhur këtë problem duke shpallur albumin e tij "The Blueprint" si më të mirin e dekadës.

Eminem u kurorëzua si artisti më i mirë i dekadës nga shifrat e kompanisë Nielsen SoundScan, kurse Billboard ka emëruar Daniel Powter si artistin më të shpeshtë në Nr. 1 pasi kënga e tij "Bad Day" qëndroi në krye të hiteve të SHBA për pesë javë me radhë në 2006.

Listat e filmave ishin ato ku publiku ishte më shumë i pavendosur. Kritiku i revistës New Yorker , Richard Brody, emëroi më të mirin e dekadës filmin e regjisorit Jean-Luc Godard "In Praise of Love" (Duke lavdëruar dashurinë), por shumë nuk ishin dakord me të.

Revista Hollywood Reporter emëroi "The Adventures of Pluto Nash" me aktorin Eddie Murphy i vitit 2002 si filmin më të dështuar të dekadës, kurse "Friends" si serialin më të ndjekur televiziv.

Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie u emërua si VIP-i më i rëndësishëm i dekadës nga revista e celebriteteve Hello! Canada pas transformimit dramatik gjatë kësaj periudhe nga një fëmijë i egër në një ambasadore të OKB-së të përfshirë gjerësisht në aktivitete bamirësie.

10 mjetet më të mira të dekadës? ABC News kishte krijuar një listë ku përfshihej celulari i Apple iPhone, iPod-i, Blackberry, celularët e Nintendo-s Wii, dhe lexuesit elektronikë të librave – dhe gjithashtu kishte publikuar një listë të re me dhjetë kërcënimet kryesore të shëndetit ku sigurisht në krye drejtonte gripi i derrit.

Stilisti më i mirë i modës i dekadës? Revista Paste Magazine ia dha këtë çmim Marc Jacobs lurse në letrat romani i Jonathan Safran Foer "Everything Is Illuminated" (Çdo gjë është e ndriçuar) si romani më i mirë debutues i dekadës.

Për sa i përket ‘look-ut’ më të keq të dekadës, faqja e internetit news.com.au ka listuar këpucët e Crocs, shpatullat e gjera, çantat e tejmëdha të grave, syzet e diellit të stërmëdha, çizmet e firmës Ugg dhe djemtë me këpucë të bardha si katastrofat më të mëdha të stilit.

Lista vjetore apo sezonale janë nxjerrë thuajse mbi çdo temë të imagjinueshme, ku ajo e dhuratës më idiote e sitit www.stupid.com përfshinte ushqim drerësh për njerëzit apo një numërues birrash për të ruajtur sasinë e pijeve gjatë festave. / Nga Belinda Goldsmith / g.agon / foto: drunkard / 10 dhjetor 2009 /
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
10 gjërat më të mira për 2009?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 6 Gjërat Më Të Nevojshme Që DUHET Të Keni Gjatë Stinës Së Dimrit
» Është sezoni i listave .. të dhjetë gjërave më të mira
» China 2009
» Në mbrëmje finalja e Eurovision 2009
» Noizy - Pak me ndyshe [Album 2009]

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
(¯`'·.¸(¯`'·.¸¸Mostra e Zez Group¸¸.·'´¯)¸.·'´¯) :: •°¤*(¯`°(MZ)•––––•(-•Te Rejat Nga Bota•-)•––––(MZ)°´¯)*¤° :: V.I.P & Show Biz-
Kërce tek: